NGA: Bajrush Ademi, Komesar i Garave
PËR: Komisionin disiplinor të FBK-së
LËNDA: Propozim për ngritje të procedures disiplinore ndaj KB Besa dhe personit përgjegjës
KB Besa-Pejë për regjistrimin e lojtarëve dhe dënimeve të ndryshme i ka dërguar dëshmitë në emailin tim zyrtarë komesari@basketbolli.com për kryerjen e obligimeve finansiare ndaj FBK-së:
1. Dëshmia nr.1. e dt. 14.Mars 2015 për Regjistrimin e lojtarit të huaj BALL GORDON i cili është angazhuar në ndeshjen kampionale të xhiros XXII BESA VS PEJA më15.Mars 2015, në shumë prej 605,00€;
2. Dëshmia nr. 2 e dt. 21.Mars 2015 për Pagesën e gjobës për Gabimin teknik të Beq Kovaqit dhe borxhit ndaj FBK-së në shumë prej 120,00;
3. Dëshmia nr. 3 e dt. 15.Prill për Pagesën e gjobës për Gabime Teknike të Beq Kovaqit dhe Denis Kullashit, në shumë prej 150,00€;
4. Dëshmia nr. 4 e dt. 23.Maj.2015 për gjobë për mosjelljen e DVD (300,00€)dhe regjistrim e lojtarit Dorjan Zuberi (5,00), në shumë prej 305,00€;
Pas verifikimit të dëshmive të cekura më lartë është konstatua se mjetet e cekura nuk janë deponue në llogarinë e FBK-së, prandaj iu kemi drejtuar me kerkese Bankes TEB, e cila na ka njoftuar se mjetet sipas deshmive te cekura nuk jane procesuar në llogarinë e FBK-së
Duke u bazuar në argumentet e lartë cekura, i PROPOZOJË Komisionit Disiplinor të FBK-së që ndaj: Personit përgjegjës të merr vendim konform nenit 20. Paragrafi 1 dhe 4. i Rregullorës Disiplinore:
“Në raste kur ky dënim i shqiptohet kryerësit të kundërvajtjes I cili mban dënimin e mëhershëm mund t`i shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje më shumë se 3 vjet,e më së shumti 4 vjet. Në rast se kryerësi pas dënimit të dytë kryen kundërvajtje të re,mund ti shqiptohet dënimi i ndalesës së përjetshme për loje ose kryerje të detyrës”.
kurse per KB Besa, per shkak te falsifikimit te dokummentacionit dhe inkuadrimit te lojtarëve pa te drejte loje , sipas deshmive të falsifikuara, të ndërmirren masa konform nenit 77 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore
“Në qoftë se konstatohet se një lojtar është regjistruar me shënime të rrejshme ose dokumente të falsifikuara:
Klubit ose Shkollës së basketbollit automatikisht i shlyhen të gjitha rezultatet e arritura,përjashtohet nga gara për vitin garues në vijim dhe edicionin e ardhshëm”.
Komesari i Garave,
Bajrush Ademi