Kampi i FIBA Europe i organizuar në Mangalia të Rumanisë ka hyr në ditën e tretë, ndërsa po punohet intensivisht me fëmijët dhe trajnerët pjesëmarrës të Kampit.
Në këtë Kamp janë duke marr pjesë 30 fëmijë nga Kosova (djem të moshës deri në 14 vjec), 6 trajnerë dhe 1 koordinatore. Ndërkaq gjithsej në Kamp janë të inkuadruar 120 fëmijë dhe 30 trajnerë nga këto shtete: Kosova, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria.
Kampi është pjesë e projektit të FIBA Europe të quajtur "Zhvillimi i Gjeneratave të Reja", ndërsa udhëhiqet nga Federata e Basketbollit të Turqisë dhe ka për qëllim zbulimin e talenteve të rinj si dhe ndërtimin e trajnerëvë për të ardhmen në shtetet pjesëmarrëse.
Kampi në aspektin profesional udhëhiqet nga trajneri amerikan, Chris Dial.
Një nga trajnerët pjesëmarrës nga Kosova, Izet Tahiri është shprehur shumë i kenaqur me punën që po bëhet në këtë Kamp:
"Jemi duke stërvitur nga dy herë në ditë dhe gjithsej 4 orë në ditë. Si fëmijët ashtu edhe ne trajnerët po punojmë intensivisht në mënyrë që të nxjerrim sa më shumë mësim nga trajnerët udhëheqës të Kampit.
Definitivisht kjo është një përvojë e mirëseardhur për ne trajnerët, por edhe për fëmijët, sepse kështu vetëm mund të përfitojmë në aspektin profesional.
E falënderojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës që na ka dhënë këtë mundësi për të qenë pjesë e këtij projekti shumë të rëndësishëm për gjeneratat e reja dhe premtojmë se do të bëjmë maksimumin deri në përfundim të tij".
Kampi ka filluar të hënën dhe do të përfundoj të premten.