Rahoveci ka arritur të shënojë fitore sonte në “Sezai Surroi” me rezultat 72:76, në ndeshjen e dytë çerekfinale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Më të merituarit për fitoren e Rahovecit ishin Arian Qallaku me 21 pikë, 11 kërcime e 3 asistime dhe Frederick Richardson me 18 pikë, 12 kërcime dhe 5 asistime. Te Ponte Prizreni më të dalluarit ishin Malcolm Canada dhe Elliott Cole me nga 16 pikë.
Skuadra gjysmëfinaliste nga ky çift do të përcaktohet pas ndeshjes së tretë, e cila zhvillohet të dielën në Rahovec.