Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Rasti i (para) fundit

  • Rasti i (para) fundit
12 December 2014

Xhiroja XII E ETC Superligës është e parafundit për pjesën e parë të sezonit dhe do të përshkohet me dy duele shumë interesante, të cilat zhvillohen të dielën, kurse xhiroja hapet të premten me ndeshjen ndërmjet Pejës dhe Vëllaznimit.

Peja të hënën luan me Sutjeskën në ligën ballkanike BIBL dhe ka vendosur që të premten të zhvillojë ndeshje me Vëllaznimin duke pritur fitore kundër këtij ekipi në ndeshjen ku është favorite.

Vëllaznimi pas humbjes dramatike nga Kosova e Re Bashkimi, në ndeshjen me Pejën ka pak gjasa dhe po pret ndeshjen e fundit të gjysmë sezonit, atë me Besën për të shënuar fitoren e pestë.

Kjo ndeshje zhvillohet sot dhe fillon në ora 18:00.

Të shtunën takohen Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli. Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve kishte pasur finish dramatik dhe kampioni aktual kishte fituar me vetëm një pikë dallim në Suharekë pasi Golden Eagle Ylli kishte udhëhequr në pjesën më të madhe të lojës.

Sigal Prishtina të martën e ka mposhtur Vellazninë në kuadër të ligës BIBL dhe është në formë të mirë, kështu që pritet sfidë më e lehtë për ta në duelin e dytë me suharekasit.

Ky takim fillon të shtunën në ora 19:00.

Një prej dy takimeve derbi të së dielës është dueli kryesor për Besën dhe Kastriotin këtë sezon. Kastrioti ka vetëm një fitore deri më tani, pikërisht kundër Besës, kurse pejanët, të cilët bënë ndërrime të lojtarëve të huaj, do të kërkojnë fitoren e tretë dhe shkëputje nga fundi i tabelës.

Takimi fare lehtë mund të jetë vendimtar në tentimet e ekipeve përkatëse për të mbijetuar në ETC Superligë.

Trepça dhe Kosova e Re Bashkimi në takimin e fundit të xhiros kanë duel direkt për vend të tretë në tabelë. Trepça është në vendin e katërt për shkak të humbjes së papritur nga Vëllaznimi, mirëpo, ky ekip e ka mposhtur Kosova e Re Bashkimin në Prizren dhe do të kërkojë fitore meqë bilanci në duele direkt mund të jetë faktor vendimtar për plasman përfundimtar të këtyre dy ekipeve.

Kosova e Re Bashkimi ndërkaq, do të kërkojë hakmarrje për humbjen në Prizren dhe në rast të fitores, është e sigurt në vendin e tretë, së paku deri në janar.

Ndeshja zhvillohet të dielën dhe fillon në ora 17:00.