Reprezentacioni i Kosovës i grup moshës U20 ka mbërritur në Szekesfehervar të Hungarisë ku nesër fillon kampionati Evropian për këtë grup moshë, Divizioni B.
Basketbollistët kosovarë pas akomodimit, zhvilluan edhe stërvijtne e parë në sallën Vodafone Sports Center, ku nesër do të zhvillojnë ndeshjen e parë në këtë kampionat dhe do të përballen me Portugalinë.
Ndeshja më Portugaliën zhvillohet në ora 20:15.
Përveç Kosovës dhe Portugalisë, në grupin B bëjnë pjesë edhe Gjeorgjia, Luksemburgu dhe Mali.