Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ritestimi për gjyqtarë organizohet më 11 janar

  • Ritestimi për gjyqtarë organizohet më 11 janar
29 December 2014

Bordi i Shoqatës së Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që ritestimin teorik dhe fizik për gjyqtarët që nuk e kanë kaluar testin në afatin e parë të bëhet më 11.01.2015 në Prishtinë.

Ndërkaq të gjithë ata të cilët e kanë thirrjen e gjyqtarit, e nuk janë paraqitur në afatin e shtatorit, do ta kenë mundësinë t’i nënshtrohen provimit në testin fizik dhe atë teorik. Por së pari duhet t’i drejtohen SHGJFBK-së, me një kërkesë për ri-anëtarësim deri me dt.05.01.2015, në email adresën:gjyqtaret@basketbolli.com.

Kootizimi dhe paraqitja e provimit për gjyqtarët që do t’i nënshtrohen testit do të kushtojë 35 euro, ndërkaq për gjyqtarët që do t’i nënshtrohen ritestimit do të kushtojë 15 euro. Pagesat duhet të kryhen deri më 07.01.2015. Testi teorik do të mbahet në lokalet e Qendrës së Konferencave “Orion”, me 11.01.2015, në ora 10.00 (para fillimit të seminarit), ndërkaq testi fizik do të mbahet pas përfundimit të pjesës praktike të seminarit, në ASHS.

Bordi i SHGJFBK gjithashtu emëroi komisionin prej tre anëtarëve, Alban Lumi, Azem Hoxha dhe Daut Mehmeti, i cili do të mbikëqyr mbajtjen e provimeve.