Konformë nenit 9. të Propozicioneve të Garave për IPKO-Kupën e Kosovës,të aprovuara nga Bordi I FBK-së, garat për IPKO-Kupën e Kosovës 2013/2014 do të zhvillohen:
- KB Prishtina dhe KB Peja si pjesëmarrëse të Sallamander-Kupës dhe Ligës ballkanike
do të jenë në mënyrë direkte në pjesën final-6 të IPKO-Kupës;
- Klubet tjera pjesëmarrëse në IPKO-Kupën e Kosovës do të ndahen në katër Grupe A,B,C,dhe D, ku bartëse të grupeve do të jenë klubet me renditje më të suksesshme tabelare në pjesën e parë të kampionatit aktual, dhe me anë të hudhjes së shortit do të përcaktohen ekipet nëpër grupe ;
- Në pjesën final-6 do të takohen fituesit e grupeve dhe ate: A-D dhe B-C;
- Me anë të hudhjes së shortit do të përcaktohen qiftet e pjesës së dytë final-6 në të cilën do të marrin pjesë: KB Peja , KB Sigal Prishtina dhe fituesit e ndeshjeve A-D dhe B-C;
- Fituesit e ndeshjeve të pjesës së dytë të Final-6 do të takohen në FINALE të IPKO-KUPËS Të Kosovës;
- Të gjitha klubet pjesëmarrëse në garat e udhëhequra nga ana e FBK-së, janë të obliguara
të marrin pjesë në IPKO-Kupën e|Kosovës në të kundërtën do të ndëshkohen me -4 pikë në kampionatin actual, konformë nenit 14. Të Propozicioneve të garave për IPKO-Kupën e Kosovës.
Komeari i garave,
Bajrush Ademi