Z Mobile Prishtina ka regjistruar humbje në raundin e dytë të FIBA Europe Cup, duke u mposhtur nga s. Oliver Wurzburg në ndeshjen e luajtur të mërkurën mbrëma në Wurzburg të Gjermanisë.
Takimi ka përfunduar me shifrat 95:77 (24:20, 16:18, 28:23, 27:16).
Më efikasit te Z Mobile Prishtina ishin Demario Mayfield me 20 pikë, Dardan Berisha me 18 dhe Kyan Anderson me 17 pikë.
Në anën tjetër te ekipi gjerman më të dalluarit ishin ish-basketbollisti i skuadrës së Prishtinës, Jordan Hulls me 12 pikë, aq sa shënuan edhe tre bashkëlojtarë të tij, Johannes Richter, Mike Morrison dhe Perry Ellis.
Ndeshjen e radhës Z Mobile Prishtina do ta luaj më 19 dhjetor me fillim nga ora 19:00 në Prishtinë kundër Szolnoki Olaj nga Hungaria.
Skuadra hungareze të mërkurën në kuadër të Grupit I të FIBA Europe Cup ka regjistruar humbje si nikoqire nga Pinar Karsiyaka nga Turqia me rezultat 70:74.