2 October 2014
Skuadra e Sigal Prishtinës ka dalë fituese në Salamander Superkupën e Kosovës sonte të zhvilluar në Prizren.
Prishtinasit kanë mposhtur Bashkimin me rezultat të ngushtë 82-79, ku Dardan Berisha ishte basketbollisti më efikas i ekipit të tij por edhe i ndeshjes me 32 pikë të shënuara.
Sigal Prishtina me fitoren e sontme ka mbrojtur titullin e Superkupës së Kosovës, pasi që të njejtën e kishte fituar edhe stinorin e kaluar duke e mposhtur Pejën.