Pas shtyrjes së datës së fillimit të ETC Superligës, Bordi i FBK-së, me kërkesë të KB Kosova e Re Bashkimit, ka vendosur që të shtyjë edhe ndeshjen e Salamander Superkupës.
Salamander Superkupa, e paraparë të zhvillohet më 21 shtator, do të zhvillohet më 2 tetor në Prizren.
Siç dihet sivjet për trofeun e Salamander Superkupës së Kosovës në basketboll do të duelojnë Sigal Prishtina si kampion dhe fitues i Kupës dhe Bashkimi si finalist i Kupës.
Ndeshja do të shënojë fillimin zyrtar të sezonit 2014/15 në basketbollin e Kosovës.
Sezoni i ri i ETC Superligë do të fillojë më 4/5 tetor.