1 September 2014
Sezoni 2014/15 në basketbollin e Kosovës edhe këtë vit zyrtarisht do të fillojë me ndeshjen e Salamander Superkupës së Kosovës.
Këtë vit për trofeun e Superkupës do të duelojnë Sigal Prishtina dhe Bashkimi, kurse me vendim të bordit të FBK-së, ndeshja do të zhvillohet më 21 shtator në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Sigal Prishtina është kampion i Kosovës dhe fitues i IPKO Kupës së Kosovës në sezonin 2013/14 dhe siç është praktikë e zakonshme në këso raste, për trofeun e Superkupës do të përballet me finalistin e Kupës, në këtë rast Bashkimin.
Edhe pse Sigal Prishtina do tw jetw teknikisht vendws nw kwtw ndeshje, me pajtimin e kryesisw sw Sigal Prishtinws, bordi i FBK-sw ka vendosur qw ndeshja tw zhvillohet nw Prizren, duke i mundwsuar Bashkimit qw para publikut tw vet dhe me njw derbi tw fillojw sezonin.
Sigal Prishtina wshtw fitues aktual i trofeut tw Salamander Superkupws. Vitin e klauar nw Palestrwn 1 Tetori ky ekip kishte mposhtur Pejwn me rezultat 74:64