Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Seminar i mirëseardhur për trajnerët tanë para fillimit të edicionit të ri

  • Seminar i mirëseardhur për trajnerët tanë para fillimit të edicionit të ri
3 October 2016

Në fundjavën që e lamë pas për dy ditë radhazi është mbajtur seminari për trajnerë të basketbollit, organizuar nga Shoqata e Trajnerevë dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).  

Seminari është mbajtur në palestrën e sportit në lagjen “Marigona Residence” në Prishtinë, ndërsa kanë marr pjesë mbi 60 trajnerë nga klube të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe trajnerët e huaj që udhëheqin ekipet në vendin tonë.

Pjesëmarrja në seminar ka qenë e obligueshme dhe kusht për licencim për edicionin e ri 2016/17 për trajnerët e të gjitha klubeve që bëjnë gara në kuadër të FBK-së.

Ligjerues në këtë seminar ishin Vladislav Luçiç dhe Aleksandar Lukman. I pari ka ligjeruar për temat teknike, kurse i dyti për tema për përgatitje fizike.

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Arben Krasniqi është shprehur i kënaqur me rrjedhën e seminarit.

“Luçiç dhe Lukman të dy janë strateg të mëdhenj të basketbollit, pra bëhet fjalë për trajnerë që e njohin shumë mirë punën me gjenerata të reja, andaj edhe temat i kanë përqëndruar në punën me kategoritë e reja. Mendoj se trajnerët pjesëmarrës kanë pasur rastin të mësojnë shumë gjëra të reja, të cilat më pas do t’i përdorin nëpër klubet e tyre. Këto seminare janë shumë të mirëseardhura për trajnerët dhe unë besoj se edhe në ditën e dytë interesimi do të jetë i madh dhe kështu do ta përmbyllim këtë seminar në mënyrën më të mirë të mundshme”.