Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sërish hapen të gjitha frontet

  • Sërish hapen të gjitha frontet
21 November 2014

Ndeshjet e xhiros së nëntë të ETC Superligës, ashtu siç edhe pritej dhanë basketboll shumë cilësor, përfundime dramatike dhe i hapën të gjitha frontet në ligë meqë më nuk ka ekipe të pamposhtura dhe nuk ka ekipe që e kanë të sigurt vendin në katërshen e madhe.

Peja mposhti Sigal Prishtinën. Se kampioni aktual i Kosovës ka kohë që nuk është në formë të shkëlqyeshe, kjo dihet, por humbja nga Kozhuvi dhe më pas humbja nga Peja tashmë po e dëshmojnë se Sigal Prishtina ka filluar që edhe në rezultate të tregojë shenja dobësie në lojë.

Ndeshja e zhvilluar në Karagaç pati gjithçka që i duhet një spektakli të basketbollit. Mbi 2500 veta në sallë, të cilët përkundër problemve të vogla në përgjithësi  u sollën në mënyrë sportive, rezultat të ngushë dhe epilog që u vendos në gjuajtjen e fundit, shfaqje fenomenale individuale të liderëve të ekipeve përkatëse dhe një moment drame që për pak se nuk përfundoi në tragjedi.

Peja në këtë ndeshje ishte ekip më i mirë. Efikasiteti shumë i lartë në tentimet për tri pikë (13/29) dhe në momente gjenialiteti individual i Samir Shaptahut ishin pak si tepër edhe për Dardan Berishën dhe shoqërinë.

Berisha shënoi 36 pikë dhe në aksionin e fundit, kur rezultati ishte 87:86 e morri topin, por nuk pati hapësirë të tentojë dhe e gjeti të vetmuar Muhamet Hasanin. Ai tentoi për treshe dhe huqi, kështu që Peja fitoi me një pikë dallim, duke u “ngjallur” në garat e ETC Superligës.

Fitore hiç më pak të rëndësishme se Peja ndaj Sigal Prishtinës, arriti Vëllaznimi kundër Trepçës. Me bilanc dy fitore dhe gjashtë humbje në tetë ndeshje, për gjakovarët takimi me Trepçën ishte sfidë e tipit “të jesh apo të mos jesh”. Ata  reaguan shklëqyeshëm nën presion, kurse Trepça, e cila liroi plejmejkerin Kendrick Brown, që nga fillimi nuk ishte në element në ndeshjen në Gjakovë.

Një incident i provokuar nga sulmi fizik i Fikret Handzicit të Trepçës ndaj Mario Hajdicit të Vëllanzimit, provokoi reagimin e lojtarëve rezervistë të të dyja ekipeve, madje edhe hyrjen në fushë të lojës të disa shikuesve, gjë që bëri që loja të ndërprehet dhe salla të zbrazet. Ndeshja megjithatë përfundoi në mënyrë të rregullt, kurse akterët e përfshirë në incident kanë marrë dënimet e merituara sipas Propozicioneve të Garave.

Përderisa Vëllaznimi arriti fitoren e tretë dhe ngjalli shpresat për plasman më lartë në tabelë, Kastritoi arriti fitoren e parë këtë sezon dhe ngjalli shpresat që eventualisht mund të mbijetojë në ETC Superligë.

Ekipi që pësoi tetë humbje në tetë ndeshje, mbrëmë mposhti Golden Eagle Yllin në një ndeshje që u përshkua me rezultat të ngushtë dhe tension në radhë të të dyja palëve, por përfundoi në mënyrë të rregullt.

Kastrioti e kishte përfunduar me rezultat 23:15 dhe aty e tutje ndonëse asnjëherë nuk krijoi epërsi bindëse arriti që të mbahet deri në fund dhe të fitojë 89:85.

Vincent Williams dhe Donald Lawes shënuan 51 pikë së bashku për vendësit, kurse Najee White me 24 pikë sërish ishte lojtari më i mirë i Golden Eagle Yllit.

Në ndeshjen e së mërkurës Kosova e Re Bashkimi ashtu siç edhe pritje mposhti Besën me rezultat 69:83