Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sezoni i BIBL fillon me fitore të Sigal Prishtinës

  • Sezoni i BIBL fillon me fitore të Sigal Prishtinës
15 October 2014

Me ndeshjet e zhvilluara të martën, ka filluar sezoni 2014/15 i Ligës Ballkanike BIBL. Sigal Prishtina në ndeshjen e vetë tëparë ka qenë nikoqire e Vllaznisë së Shkodrës. Ekipi vendës në këtë ndeshje shënoi fitore me rezultat 85:59. Sigal Prishtina kështu me rezultat bindës e nisi sezonin, në të cilin konsiderohet sërish favorit për plasman të lartë.

Në ndeshje të pranishëm ishin zyrtarët e lartë të FBK-së dhe FSHB-së si dhe krerët e Komunës së Prishtinës dhe Bashkisë së Shkodrës.

Peja në ndeshjen e vet të parë të këtij sezoni në BIBL do të ballafaqohet me Kumanovën në Karagaç sonte duke filluar në ora 19:30.

Për Pejën në këtë ndeshje pritet të paraqiten edhe përforcimet e fundit të këtij ekipi.

Në ligën ballkanike BIBL sivjet garojnë 10 ekipe. Peja është pjesë e grupit A dhe përveç Kumanovës në grup ka edhe ekipin bullgar Rilski dhe ekipet malaziase Teodo dhe Sutjeska.

Sigal Prishtina është pjesë e grupit B së bashku me Vllazninë, Kozhuvin nga Maqedonia, Kraiovën nga Rumania dhe ekipin e Mornarit nga Mali i Zi.