Të enjten dhe të premten do të zhvillohen ndeshjet e javës së tetë në Ligën e Parë.
Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Dritës dhe Istogut. Gjilanasit kanë katër fitore dhe dy humbje, kurse istogasit tri fitore dhe tri humbje, andaj përballja mes tyre pritet të jetë shumë interesante.
Po të enjten takohen Vushtrria me AS Prishtinën. Vushtrriasit kanë dy fitore dhe tri humbje deri më tani, kurse prishtinasit katër fitore dhe dy humbje, prandaj kjo ndeshje pritet të jetë interesante.
Të premten takohen Borea me New Basket, ku pejanët kanë gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara, derisa New Basket një fitore dhe pesë humbje.
Kjo xhiro përmbyllet me sfidën ndërmjet skuadrave prishtinase Prishtina e Re-Kerasan Prishtina. Të dy skuadrat kanë nga tri fitore dhe tri humbje. Kjo përballje pritet të jetë mjaft e barabartë.
Vëllaznimi që ka shtatë fitore në shtatë ndeshje do të pushojë në këtë xhiro.
Liga e Parë - Java 8
E enjte
17:30 Drita - Istogu
19:15 Vushtrria - AS Prishtina
E premte
13:00 Borea - New Basket
17:30 Prishtina e Re - Kerasan Prishtina