Java e 13-të e Superligës së Femrave do të sjellë disa ndeshje shumë interesante.
Takimi i parë do të zhvillohet të premten, ku Bashkimi e pret Kastriotin. Skuadra prizrenase fundjavën e kaluar e pësoi humbjen e parë, por është favorite ndaj vashave ferizajase, që kanë dy fitore dhe 10 humbje.
Vëllaznimi që fundjavën e kaluar shënoi fitoren e parë pas 11 humbjeve do të ballafaqohet me Penzën, që ka tetë fitore dhe katër humbje.
Ndeshja e fundit zhvillohet të dielën ndërmjet Trepçës dhe Mabetex Prishtinës. Vashat mitrovicase kanë katër fitore dhe tetë humbje, kurse skuadra prishtinase ka 10 fitore dhe dy humbje.
Superliga e Femrave - Java 13
E premte
17:00 Bashkimi - Kastrioti
E shtunë
19:00 Vëllaznimi - Penza
E diel
13:00 Trepça - Mabetex Prishtina