Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Shatri: Stërvituni në shtëpi, sepse do të rikthehemi shumë shpejt

  • Shatri: Stërvituni në shtëpi, sepse do të rikthehemi shumë shpejt
  • Shatri: Stërvituni në shtëpi, sepse do të rikthehemi shumë shpejt
  • Shatri: Stërvituni në shtëpi, sepse do të rikthehemi shumë shpejt
  • Shatri: Stërvituni në shtëpi, sepse do të rikthehemi shumë shpejt
  • Shatri: Stërvituni në shtëpi, sepse do të rikthehemi shumë shpejt
28 April 2020

Pandemia Covid-19 ka bërë që shumë aktivitete sportive të pezullohen përkohësisht. Megjithatë, rikthimi nuk është larg dhe basketbollistët/et duhet të punojnë në shtëpi për të mbajtur formën dhe të rikthehen sa më të fortë pas normalizimit të situatës.  

Këtë mesazh kishte edhe trajneri i Mabetex Prishtinës, Fidan Shatri. “Shpresoj që jeni mirë, ju dhe familjet e juaja në këtë kohë pandemie.  

Normalisht se, basketbolli po na mungon të gjithë neve. Shpresoj të kaloj sa më shpejt kjo situatë dhe t’i kthehemi jetës tonë të përditshme, t’i kthehemi stërvitjeve, palestrave dhe punës, ku e kemi lënë para 2 muajve. 

Është e rëndësishme që të punoni në shtëpi sa më shumë, të mbani formën tuaj optimale, sepse dita që do të kthehemi në parket do të vjen shumë shpejt. 

Ju dëshiroj shëndet dhe shihemi së shpejti”, ka thënë Shatri me anë të një video-mesazhi për faqen zyrtare të FBK-së. 

Shatri u ka bërë thirrje të gjithë lojtarëve/eve të punojnë nga shtëpia dhe të mbajnë formën, sepse kjo është shumë e rëndësishme për një sportist.  

Federata e Basketbollit e Kosovës i inkurajon të gjithë lojtarët dhe trajnerët t’i përmbahen rregullave të Qeverisë së Kosovës, por njëkohësisht të punojnë e të stërvitin në shtëpi për tu rikthyer sa më të fortë, pas normalizimit të situatës.