Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Shfaqje e suksesshme e gjyqtarëve kosovarë në Suedi

  • Shfaqje e suksesshme e gjyqtarëve kosovarë në Suedi
7 April 2015

Tre gjyqtarët kosovarë që morrën pjesë në Scania Camp në Suedi, patën paraqitje të suksesshme, në atë që vlerësohet si kampi më i madh për gjyqtarë të rinj në Evropë.

Dardan Maxhuni, Elion Obërtinca dhe Kushtrim Shala për pesë ditë, së bashku me më shumë se 100 gjyqtarë të tjerë nga e tërë Evropa, ishin pjesëmarrës në Scania Camp në Sodertalje të Suedisë ku patën rastin të punojnë me instruktorët më të shquar të FIBA Evropës dhe FIBA-s, të udhëhequr nga Richard Stokes, për shumë vite kreu i Departamentit për Referim në FIBA Evropë.

Nga më shumë se 100 gjyqtarët pjesëmarrës në këtë kamp, Dardan Maxhunit iu besua të referojë finalen e turneut (grup mosha U16), kurse Elion Obërtinca dhe Kushtrim Shala referuan në ndeshjen për vend të tretë.

Kjo është hera e parë që Kosova dërgon gjyqtarët e saj të rinj në Scania Camp. Federata e Basketbollit të Kosovës do të vazhdojë të përkrahë avancimin e mëtejmë të gjyqtarëve të rinj dhe do të vazhdojë me përpjekjet për rritjen e numrit të gjyqtarëve cilësorë, të cilët së shpejti do të mund të marrin edhe titullin e gjyqtarëve ndërkombëtarë të FIBA-s.