Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Si Spaqi kaloi nga futbolli në basketboll, cili ishte idhulli i tij, ndeshja më e veçantë dhe kundërshtari më i vështirë

  • Si Spaqi kaloi nga futbolli në basketboll, cili ishte idhulli i tij, ndeshja më e veçantë dhe kundërshtari më i vështirë
4 September 2020
Një nga basketbollistët më të dalluar në Kosovë pasluftës është Valentin Spaqi. Basketbollisti i cili ka luajtur për Bashkimin, Sigal Prishtinën e Mabetex-in, ka fituar disa trofe në basketbollin e Kosovës dhe ka qenë një lojtar shumë i respektuar nga tifozët. Spaqi, tashmë trajner, në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së ka treguar si filloi me basketboll, ndeshjen e paharrueshme, kundërshtarin më të vështirë dhe mesazhin për lojtarët e rinj. 
 
Si vendose të luaje basketboll?
Spaqi: Vendimi për të luajtur basketboll ka qenë në vitin 1994 kur babai im, më tha se ka ardhur një trajner nga Italia në Prizren. Duke parë gjatësinë time më tha shko stërvitu tek ai trajner. Tashmë ai trajner ka ndërruar jetë. Nga futbolli u kyça në basketboll, ku pa trajnerin Dërvish Agaj, unë vështirë se do t’ia kisha dalur me këto rezultate në basketboll. Në atë kohë isha 14-vjeç e gjysmë.
 
Cili ka qenë idhulli yt në fëmijëri?
Spaqi: Idhulli im në fëmijëri ka qenë Toni Kukoc, lojtari me numër 7. Ky numër më është lidhur edhe me numrin e fanellës që kisha në futboll.
 
Cili ka qenë trofeu më i rëndësishëm për ty dhe pse?
Spaqi: Të gjithë trofetë janë një kujtim i mirë dhe kam shumë kujtime të mira nga trofetë. Nuk mund të veçoj ndonjë, por jam i lumtur për trofetë që kam fituar.
 
Cilën ndeshje nuk mund ta harrosh asnjëherë?
Spaqi: Ndeshjen që nuk do të harroj asnjëherë është ajo në Mitrovicë me Sigal Prishtinën kundër Trepçës. Ka qenë finalja e Kupës. 
 
Cili ka qenë kundërshtari më i vështirë që je ballafaquar?
Spaqi: Kundërshtari më i vështirë ka qenë Hashim Simons. 
 
 
Sa të mungon basketbolli dhe atmosfera nga koha kur ke luajtur?
Spaqi: Më mungon shumë, kurse tani për rekreacion luaj futsall. 
 
Cili është mesazhi për lojtarët e rinj që duan të merren me basketboll?
Spaqi: Mesazhi im është të stërviteni sepse tani i keni të gjitha kushtet. Jam në dispozicion t’i ndihmoj në çdo kohë basketbollistët e rinj.

--