Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina bën historinë

  • Sigal Prishtina bën historinë
9 April 2015

Sigal Prishtina është finalist i ligës ballkanike BIBL. Kampioni aktual i Kosovës në ndeshjen e kthimit e gjysmëfinales humbi me gjashtë pikë dallim 80:86 në Gjevgjeli kundër Kozhuvit, mirëpo, fitorja me 24 pikë dallim në ndeshjen e parë ishte më se e mjaftueshme që të sigurohet plasmani në finale.

Sigal Prishtina në këtë e përfundoi çerekun e parë me një pikë epërsi 26:25 dhe kishte gjasa për fitore. Mirëpo, pas një loje të matur dhe kontrollimit të vazhdueshëm të rezultatit dhe rezistimit të serive të shënimeve të kundërshtarëve, sidomos në pjesën e parë, ekipi bardh e kaltër edhe pse u mposht në Gjevgjeli arriti plasmanin në finale.

Kundërshtar i Sigal Prishtinës në finale do të jetë ekipi bullgar Rilski. Finalja e parë zhvillohet në Prishtinë më 21 prill, kurse finalja e dytë luhet tetë ditë më vonë në Samokov.

Kjo është hera e parë që ndonjë ekip i Kosovës plasohet në finale të ndonjë lige ndërkombëtare. Sigal Prishtina vitin e kaluar ka luajtur në Final Four të Ligës Ballkanike. Turne të cilin edhe e kishte organizuar në Prishtinë, por ishte eliminuar në gjysmëfinale.