Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina beson se do të kthehet me fitore nga Gjevgjelia

  • Sigal Prishtina beson se do të kthehet me fitore nga Gjevgjelia
2 February 2016

Të mërkurën duke filluar nga ora 18:00 në Gjevgjeli të Maqedonisë, Sigal Prishtina e sfidon Kozuv-in në kuadër të Grupit D të fazës së dytë të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Bardhekaltrit dy herë janë ballafaquar në edicionin 2015/16 të BIBL me Kozuv-in në kuadër të Grupit A dhe kanë bilanc prej 1 fitore e 1 humbje. Në tetor të vitit të kaluar Prishtina në shtëpi e ka mposhtur ekipin maqedonas me shifrat 88:60, por më pas në dhjetor ka pësuar disfatë si mysafire me rezultat 68:62.

Antonis Constantinides, trajner i Sigal Prishtinës: “Ndeshja ndaj Kozuv-it është shumë e rëndësishme për ne, pasi që nëse e fitojmë këtë ndeshje dhe ato që i kemi në shtëpi, do të jemi në gjysmëfinale dhe ndoshta do të jemi në vendin e parë. Është një ndeshje e vështirë, por besoj se do t’ia dalim me sukses”.