Sigal Prishtina dhe Bashkimi kanë shënuar fitore në ndeshjet e para gjysmëfinale të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në fundjavë, përkatësisht të shtunën Bashkimi para shikuesve të vet në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren e ka mposhtur Pejën me shifrat 116:87, kurse Sigal Prishtina të dielën mbrëma po ashtu si nikoqire ishte skuadër më e mirë se Trepca të cilën e mundi me rezultat 89:78. Ndeshjet e dyta gjysmëfinale do të luhen në këtë mesjavë, kurse ekipet që shënojnë tri fitore plasohen në finalen e madhe. Kampione në fuqi është Sigal Prishtina, skuadër kjo e cila në edicionin 2016/17 është stolisur me Kupën e Kosovës.