Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina dhe Kosova e Re Bashkimi fitojnë derbit

  • Sigal Prishtina dhe Kosova e Re Bashkimi fitojnë derbit
  • Sigal Prishtina dhe Kosova e Re Bashkimi fitojnë derbit
7 December 2014

Sigal Prishtina dhe Kosova e Re Bashkimi janë ekipet që fituan në ndeshjet më të forta të xhiros XII të ETC Superligës dhe u përforcuan në pozitat e tyre në tabelë.

Sigal Prishtina në duel me rivalin e moçëm, Trepçën shënoi fitore me rezultat 92:79.

Pjesa e parë e ndeshjes u përshkua me rezultat të ngushtë dhe përfundoi me rezultat 44:46.

Mirëpo, në çerekun e tretë Sigal Prishtina pati seri 17:2 për pesë minuta dhe 15 minuta para fundit, fituesi i ndeshjes veçse dihej, kurse në çerekun e fundit, asnjë nga ekipet nuk bëri diçka të jashtëzakonshme duke i dhënë ndeshjes një fund të qetë dhe duke i lënë të zhgënjyer qindra tifozë të Torcidës që kishin udhëtuar në Drenas, ku Trepça vazhdon të luajë si vendës.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të dielën Golden Eagle Ylli mposhti Besën. Besa në këtë ndeshje u paraqit me vetëm 8 lojtarë, të gjithë vendorë dhe nuk kishte gjasa kundër vendësve të cilët ndeshjen e nisën me rezultat 16:4 dhe nuk shikuan më prapa.

Najee White me 23 pikë ishte lojtari më i mirë i Golden Eagle Yllit, kurse Kushtrim Zeqiri me 10 pikë ishte lojtari më i mirë i Besës në këtë ndeshje.

Kosova e Re Bashkimi me fitore para pak adhuruesve të vet në Prizren, pamundësoi që Vëllaznimi të hyjë në seri të rezultateve të mira dhe zvogëloi dukshëm shpresat e gjakovarëve për plasman në plejof. Njëkohësisht ky ekip u përforcua në pozitën e tretë në tabelë.

Kosova e Re Bashkimi fitoi 81:71 një ndeshje ku Vëllaznim ishte në epërsi për pothuajse 30 minuta, por preciziteti i madh në gjuajtjet për tri pikë në minutat e fundit dhe disa gabime të Vëllaznimit të bëra më herët që iu hakmorrën në fund, bënë që prizrenasit ta fitojnë ndeshjen me rezultat, në dukje komod dhe të kenë arsye që të qetë të presin dy xhirot e fundit.

Kastrioti ndërkaq vazhdon të jetë ekipi i fundit në tabelë më 1 fitore dhe 11 humbje deri më tani. Ky ekip u mposht nga Peja me rezultat 77:113.

Nënkampioni aktual i Kosovës, që bashkë me Sigal Prishtinën, në mesjavë i kthehen ndeshjeve të ligës ballkanike BIBL, shënoi fitore bindëse, kryesisht në saje të dominimit total në pjesën e dytë të ndeshjes.

 

Rezultatet e xhiros XI

Trepça – Sigal Prishtina 79:92

Golden Eagle Ylli – Besa 85:68

Kosova e Re Bashkimi – Vëllaznimi 81:71

Kastrioti – Peja 77:113