Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina do të tentoj të “hakmerret” ndaj Mornar-it

  • Sigal Prishtina do të tentoj të “hakmerret” ndaj Mornar-it
12 January 2016

Sigal Prishtina të mërkurën duke filluar nga ora 18:30 është mysafire e Mornar-it në Bari të Malit të Zi në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit A të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Në duelin e parë të zhvilluar në Prishtinë në nëntor të vitit të kaluar fitore pati shënuar skuadra malazeze me rezultat 72:62.

Mornar-i është lider i tabelës në Grupin A, ku nga 5 ndeshje ka regjistruar po aq fitore, derisa Kozuv-i zë vendin e dytë me 8 pikë, 2 fitore e 4 humbje, Prishtina është e treta me 6 pikë, 2 fitore e 2 humbje dhe Beroe është pozicionuar në vendin e fundit me 6 pikë të tubuara, por me bilanc prej 1 fitore e 4 humbje.

Trajneri i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides ka thënë se skuadra e tij në çdo ndeshje do të hyjë për të fituar.

“Jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe do të përpiqemi të fitojmë. Unë dua të fitoj në çdo ndeshje. Problemi i vetëm është se ne kemi pasur pak kohë për të punuar të gjithë së bashku dhe në këtë drejtim kemi nevojë për më shumë kohë në mënyrë që të komponohemi sa më mirë. Unë kam nevojë për edhe pak kohë që lojtarët e mi ta kuptojnë filozofinë time të lojës. Tani për tani ky është problemi i vetëm. Sidoqofotë ndaj Mornar-it do të bëjmë përpjekje maksimale që të fitojmë dhe të kthehemi me rezultat pozitiv në Prishtinë”.

Duhet theksuar se kampionia në fuqi e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina tashmë e ka siguruar një vend në fazën e dytë të BIBL-it, por ajo që mbetet të qartësohet nga dueli i nesërm është se në cilën pozitë do ta përmbyllin bardhekaltrit fazën e grupeve.