Derbi i xhiros XXVII në Superligë e Kosovës në basketboll ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës u vendos me fillim të çerekut të parë. Kjo për arsye se vendasit dominuan plotësisht gjatë gjithë kohës, duke krijuar një epërsi të thellë, duke e bërë të pamundur kthimin e mitrovicasve.
Skuadra e Sigal Prishtinës fitoi me rezultat të thellë 123:77, duke e regjistruar kështut fitoren e 24-të në Superligën e Kosovës.
Shtatë basketbollistë të Prishtinës e përmbyllën takimin me pikë dyshifrore, ndërsa më i dalluari ishte ish lojtari i Trepçës, Drilon Hajrizi i cili shënoi 18 pikë, 3 kërcime dhe 4 asistime.
Në anën tjetër, Montrael Scott bëri çmos për skuadrën e tij duke shënuar 31 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime. Vlen të ceket që te Trepça vetëm Scott dhe Ljujic ishin basketbollistët e huja që u paraqitën në këtë ndeshje.
Pikërisht Sigal Prishtina dhe Trepça janë këto dy skuadra që do të takohen në gjysemfinale të Playoff-it.