Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Trepçës në ndeshjen e zhvilluar sonte në Mitrovicë me rezultat 74:59 (16:21, 21:7, 14:17, 23:14) në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i dytë ishte ai në të cilin bardhekaltrit shkëlqyen duke mos i lejuar mitrovicasit të shënojnë jo më shumë se 7 pikë, derisa ata realizuan 21 sosh. Në tre çerekët e tjerë lufta ishte e barabartë në parket, por diferenca që e krijuan kryeqytetasit në dhjetëminutëshin e dytë ishte e mjaftueshme për ta për të arritur deri te fitorja e dytë në këtë edicion në të gjitha garat ku marrin pjesë.
Më të dalluarit te skuadra fituese ishin MJ Rmett me 21 pikë, Jabarie Hinds ka shtuar 12 dhe Andrrew Lawrence dhe Drilon Hajrizi kanë shtuar nga 10 sosh.
Te Trepça koshashënuesi më i mirë ishte Besnik Azemi me 15 pikë, kurse Frederic Stutz ka realizuar 11 sosh.
Në xhiron e radhës Sigal Prishtina është nikoqire e Golden Eagle Ylli, kurse Trepça është mysafire e Bashkimit.