Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina e mposhti Bashkimin në gjysmëfinalen e parë

  • Sigal Prishtina e mposhti Bashkimin në gjysmëfinalen e parë
26 April 2016

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës të zhvilluar të hënën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Takimi ka përfunduar me shifrat 67:59 (12:22, 16:19, 21:9, 18:9).

Në dy cerekët e parë ishin mysafirët nga Prizreni ata që e diktuan ritmin e lojës dhe falë kësaj edhe e përmbyllën pjesën e parë me rezultat 41:28. Mirëpo në cerekun e tretë dhe të katërt skuadrat ndryshuan rolet në parket dhe kësaj radhe ishin bardhekaltrit ata që dominuan në fushën e lojës dhe kështu në fund ia dolën të shënojnë fitore me 8 pikë epërsi, 67:59.

Më efikasit te Sigal Prishtina ishin Dardan Berisha me 22 pikë, Jason Washburn me 14 dhe Mohamed Abukar me 13 sosh. Në anën tjetër më të dalluarit ishin Endrit Hysenagolli me 17 pikë, Theron Bussey me 16 dhe Rokas Uzas me 12 sosh.

Përballja e dytë ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të luhet të enjten në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren me fillim nga ora 19:00.