Sigal Prishtina e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL), pasi që sot e ka mposhtur në Stara Zagora të Bullgarisë skuadrën e këtij qyteti BC Beroe me rezultat 80:73 (13:19, 22:13, 22:20, 23:21) në kuadër të xhiros së parë të Grupit A.
Më efikasit te klubi bardhekaltër ishin Khalid El-Amin me 23 pikë, Mohamed Abukar me 16 dhe Stanimir Marinov me 14 sosh, kurse te vendasit më të dalluarit ishin Tihomir Zhelev e Evrik Gary me nga 14 pikë dhe Ashton Moore me 12 sosh.