30 March 2014
Sigal Prishtina fiton trofeun e IPKO Kupës në basketboll.
Skuadra e Sigal Prishtinës ka mposhtur Bashkimin në finale të IPKO Kupës duke e mposhtur me rezultat 92-65.
Kështu ekipi i Marin Dokuzovskit ka triumfuar përballë atij të Edin Kërveshit, ku Sigal Prishtina me të marrë epërsinë pas minutës së dytë të takimit s'e lëshoi më asnjëherë deri në fund.
Dardan Berisha ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit fitues, derisa Kupën ua dhuroi kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari.