Sigal Prishtina ka arritur që të shënojë fitore të madhe në Pejë sonte. Ata kanë mposhtur vendasit me rezultat 90-87 dhe atë pas vazhdimeve, pasi që pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 80-80.
Dardan Berisha ka qenë basketbollisti më efikas i ndeshjes dhe violina kryesore e Sigal Prishtinës me 37 pikë të shënuara, derisa atij i ndihmuan edhe Blerim Mazreku e Edmond Azemi.
Te Peja që luftoi deri në fund, Mario Edwards ka qenë basketbollisti më efikas me 24 pikë të shënuara dhe pas tij ka ardhur Samir Shaptahovic me 18 tjera të shënuara.
Kjo fitore ngrit epërsinë e Sigal Prishtinës në serinë finale të Play-Offit të ETC Superligës në 2-0 dhe tani më ata janë vetëm një fitore larg titullit kampion.