Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina kampion vjeshtor

  • Sigal Prishtina kampion vjeshtor
22 December 2014

Kampioni aktual i Kosovës Sigal Prishtina e përfundoi pjesën e parë të këtij sezoni në vendin e parë në tabelë.

Sigal Prishtina në 14 ndeshja ka 13 fitore dhe 1 humbje, bilanc të njëjtë me Pejën, mirëpo, është në pozitën e parë për shkak të kosh dallimit më të mirë se rivali i vet kryesor.

Sigal Prishtina kaloi nëpër disa ndryshime të përbërjes së lojtarëve dhe sezonin pranveror do ta nisë edhe me trajner të ri. Sidoqoftë, ajo që ka qenë konstante në këtë ekip, është loja e shkëlqyeshme me Dardan Berishës, i cili edhe është arsyeja kryesore pse Sigal Prishtina ka këtë bilanc pas 14 xhirove.

Me gati 30 pikë për ndeshje në mesatare, Dardan Berisha i mundësoi Sigal Prishtinës vendin e parë, por ky ekip nuk ishte në gjendje të përfundonte sezonin pas asnjë humbje.

Bilanc të njëjtë me Sigal Prishtina ka edhe Peja, rivali i madh i Sigal Prihtinës për titull dhe ekipi që së bashku me Sigal Prishtinën e përfaqëson Kosovën edhe në ligën ballkanike BIBL.

Peja pësoi humbje nga Sigal Prishtinë në xhiron e dytë, por më pas vargoi 12 fitore me radhë, që është rekord për këtë ekip, që kishte shumë probleme me formë dhe me përbërje të lojtarëve në fillim të sezonit, por në xhirot e fundit dukej shumë stabil.

Kosova e Re Bashkimi e përfundoi sezonin vjeshtor në pozitën e tretë. Ekipi prizrenas pati një sërë rezultatesh shumë të ngusha dhe një sërë fitoresh shumë vështirë të arritura, por tani janë shumë komod në pozitën e tretë, që ishte edhe qëllimi i ekipi të prirë nga trajner Miodrag Baletic.

Trepça është e katërta. Të zhgënjyer totalisht me faktin që nuk e kanë në dispozicion palestrën Minatori dhe të detyruar të zhvillojnë ndeshjet në Drenas, mitrovicasit patën një seritë rezultateve të mira derisa nuk e lëshuan fundorin Kendrick Brown në Poloni. Në pesë xhirot e fundit pësuan katër humbje, por megjithatë me shtatë fitore dhe shtatë humbje mbajnë pozitën e katërt.

Pozitën e katërt po e ndjek ekipi i rikthyer me wild card në ETC Superligë, Golden Eagle Ylli. Fitorja ndaj Trepçës në xhiron e fundit këtë ekip e ngrit në bilancin e pesë fitoreve dhe nëntë humbjeve dhe paralajmëron se në pranverë ambiciet mund të shtohen.

Golden Eagle Ylli është i vetmi ekip që ka luajtur me tre lojtarë të huaj dhe nuk i ka ndërruar të huajt asnjëherë.

Vëllaznimi, i rikthyer në ETC Superligë, po ashtu përfundoi sezonin me pesë fitore dhe nëntë humbje. Gjakovarët kishin ambicie të mëdha në fillim të sezonit, por duket se nuk i kishin lojtarët dhe mjetet e nevojshme për realizim të këtyre ambicieve. Klubi është në pritje të një rikonsolidimi, që mbase do të pasqyrohet edhe me rezultate më të mira.

Besa me vetëm tri fitore është ekipi i parafundit në tabelë. Ky ekip që nga fillimi po ballafaqohet me vështirësi financiare dhe organizative, por ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Kastriotit dhe Vëllaznimit, duke iu shmangur fundit të tabelës.

Më vetëm një fitore në 14 xhiro Kastrioti është në pozitë ne fundit në pjesën vjeshtore. Ferizajasit u përpoqën por nuk krijuan ekip që mund tu sillte rezultate më të mira dhe mbesin duke pritur një mrekulli në pranverë për të parë nëse mund të mbijetojnë në ETC Superligë.

Sezoni pranveror i ETC Superligës fillon më 17/18 janar.