Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina, kampione e Ligës Ballkanike për vitin e dytë radhazi

  • Sigal Prishtina, kampione e Ligës Ballkanike për vitin e dytë radhazi
  • Sigal Prishtina, kampione e Ligës Ballkanike për vitin e dytë radhazi
  • Sigal Prishtina, kampione e Ligës Ballkanike për vitin e dytë radhazi
20 April 2016

Sigal Prishtina e ka mbrojtur titullin e kampionit në Ligën Ballkanike (BIBL) pavarësisht disfatës së pësuar të mërkurën mbrëma nga Mornar-i në Tivar të Malit të Zi me rezultat  75:68 (23:15, 12:24, 22:8, 18:21) , derisa dueli i parë i luajtur në kryeqytet ka përfunduar me rezultat 82:68. Avantazhi i krijuar në ndeshjen e parë me 14 pikë dallim u ka mjaftuar prishtinasve, të cilët për vitin e dytë radhazi janë stolisur me trofeun e BIBL-it.

Më efikasit te Sigal Prishtina ishin Jason Washburn me 24 pikë dhe Dardan Berisha me 15 sosh, ndërsa në anën tjetër te Mornar-i më së shumti pikë kanë realizuar Lamont Jones, 22 sosh dhe Balsa Radunovic, 20 pikë.

Sigal Prishtina në gjysmëfinale të BIBL-it e ka mposhtur Beroe-n e Stara Zagora të Bullgarisë, kurse Mornari-i e ka eliminuar Kozuv-in nga Gjevgjelia e Maqedonisë.

Krahas Sigal Prishtinës në edicionin 2015/16 të Ligës Ballkanike kanë marr pjesë edhe dy skuadra të tjera, Peja dhe Bashkimi nga Prizreni. Pejanët janë eliminuar në cerekfinale, kurse prizrenasit janë ndalur në fazën e dytë.