Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina kthehet në lojë në luftë për titullin e kampionit

  • Sigal Prishtina kthehet në lojë në luftë për titullin e kampionit
21 May 2018

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e tretë finale të play-offit në IP Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 88:77 në takimin e luajtur të shtunën mbrëma në kryeqytet.

Pas kësaj fitoreje të bardhekaltërve, rezultati në seri është 2:1 për prizrenasit, që janë vetëm një fitore larg titullit të kampionit në elitën e basketbollit kosovar, të parit që nga paslufta.

Më i merituari për triumfin e Sigal Prishtinës ishte kapiteni, Edmond Azemi me 30 pikë, kurse Filip Bundoviq ka shtuar 19, Fisnik Rugova kontribuoi me 17 dhe Valon Bunjaku e përmbylli duelin me 15 pikë.

Në radhët e Bashkimit më efikasi ishte Aaron Moss me 26 pikë, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Mikaile Tmusic, me 17 dhe Eric Stutz me 13 pikë.

Sigal Prishtina është kampion në fuqi, derisa në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale pikërisht Bashkimin.

Duhet theksuar se në rast se Bashkimi do të shpallet kampion i Kosovës, ky do të ishte trofeu i dytë i basketbollit që shkon në Prizren, pasi në konkurrencën e femrave ishin basketbollistet prizrenase ato që javë më parë u stolisën me titullin e kampionit, duke e kthyer kështu këtë trofe pas shtatë vjetësh në Prizren.