Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina me një këmbë në finale të BIBL-it

  • Sigal Prishtina me një këmbë në finale të BIBL-it
23 March 2016

Sigal Prishtina e ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të finales së dytë radhazi në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL). Kampionët në fuqi të BIBL-it të mërkurën mbrëma e kanë mposhtur Beroe-n në Stara Zagora të Bullgarisë me rezultat 89:75 dhe kështu me një këmbë janë në finalen e madhe. Në anën tjetër bullgarëve iu nevojitet një mrekulli javën e ardhshme në Prishtinë nëse mendojnë të arrijnë të luftojnë për trofe. Bardhekaltrit kanë udhëhequr në pjesën më të madhe të kohës, por diferencën e kanë rritur në dy çerekët e fundit kur ata e shfrytëzuan përvojën e tyre dhe dominuan nën kosh.

Sigal Prishtina e ka nisur mirë takimin kur Jason Washburn i ka shënuar 9 prej 11 pikëve të para të ekipit të tij. Beroe e ka zvogëluar disavantazhin në 3 pikë, por Prishtina është kundërpërgjigjur shpejtë me dy trepikësha. Në minutat në vazhdim bardhekaltrit dhe bullgarët luftuan fortë, ndërsa dhjetëminutëshi i parë përfundoi në dobi të mysafirëve me vetëm dy pikë epërsi 25:23. Në çerekun e dytë ishte Beroe që pati performancë të mirë me një seri prej 10:2, falë së cilës krijoi avantazh prej 6 pikëve. Megjithatë Prishtina kundërpërgjigjet me 6 pikë radhazi, por më pas sërish bullgarët kalojnë në epërsi prej 3 pikëve. Prishtina hyn në seri prej 10:0, krijon avantazh prej 7 pikëve, por pas kësaj Ashton Moore përgjigjet me një trepikësh dhe diferenca në pushim ishte 4 pikë për ekipin nga kryeqyteti kosovar.

Sigal Prishtina ka vazhduar të udhëheq edhe në pjesën e dytë duke krijuar epërsi prej 9 pikëve në mes të çerekut të tretë. Deri në fund të dhjetëminutëshit të tretë herë njëra e herë tjetra skuadër shënonin, por më pas Mohamed Abukar hyn në seri dhe e rrit diferencën e bardhekaltërve në 9 pikë. Beroe i ka shënuar pikët e para të çerekut të katërt, por më pas Prishtina  i ka realizuar 7 të tjera për të rritur avantazhin në 15 pikë, kurse më vonë edhe në 19 sosh, por nikoqirët ia dolën ta zvogëlojnë atë më një seri prej 8:0, por Dardan Berisha shënon trepikësh në pesë sekondat e fundit për rezultatin përfundimtar 89:75.

Mohamed Abukuar me 26 pikë, Jason Washburn me 25 dhe Willie Kemp me 12 pikë ishin më të dalluarit te Prishtina, kurse te Beroe më efikasit ishin Aleksandar Todoroviq me 19 pikë dhe Ashton Moore me 16 sosh.

Beroe - Sigal Prishtina 75:89 (23:25, 18:20, 19:24, 15:20)

Palestra e sporteve "Obshtinska" në Stara Zagora

Shikues: rreth 500

Gjyqtarë: A. Zurapoviq, Z. Mitrovski, H. Bijediq.

Beroe: Moore 16, Gary 10, Zhelec 8, Barnes 5, Galabov 2, Vaklinov 10, Todoroviq 19, Aleksiev 3, Radnev 2, Nikolov, Tanchev.

Sigal Prishtina: Washburn 25, Abukar 26, Kemp 12, Berisha 10, Marinov 6, Warren 10, Azemi, Peci, Sinani, Jakupi.