Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina mposhtet nga Mornar-i

  • Sigal Prishtina mposhtet nga Mornar-i
19 November 2015

Sigal Prishtina nuk ia doli t’i bëjë ballë ritmit të shpejtë të lojës së Mornar-it dhe në fund u desh të pajtohet me disfatën me rezultat 62:72 në kuadër të xhiros së tretë të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL). Ballafaqimi ndërmjet bardhekaltërve dhe malazezëve është zhvilluar të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në të njëjtin vend ku ekipi nga kryeqyteti para dy ditësh e kishte mposhtur një skuadër të madhe siç është Energia nga Rumania në Grupin K të FIBA Europe Cup. Megjithatë vërehej qartë lodhja te kampionët në fuqi të Ligës Ballkanike të cilët nuk janë mësuar me tempon e garimit në tri kompeticione: garat vendore, BIBL dhe FIBA Europe Cup. Sidoqoftë Mornar-i luajti shumë mirë, andaj edhe në fund kokëlartë u largua nga palestra e kryeqytetit.

Austin Chatman ishte më i dalluari te Mornar-i me 19 pikë e 5 asistime, kurse Balsa Radunoviq dhe Marko Mijoviq kanë kontribuar secili me nga 11 pikë. Në anën tjetër te Prishtina më efikasit ishin Mohamed Abukar me 22 pikë dhe Stanimir Marinov me 9 pikë, 9 kërcime e 4 asistime.

Grupi A
S. Prishtina-Mornar 62:72

Tabela
1. Mornar 3 3 0 6
2. S. Prishtina 3 2 1 5
3. Kozuv 3 1 2 4
4. Beroe 3 0 0 3

Mornar-i tani e kryeson Grupin A të Ligës Ballkanike me bilanc prej 3 ndeshje e 3 fitore me 6 pikë të grumbulluara, derisa Sigal Prishtina është e dyta me 5 pikë nga 3 ndeshje të luajtura. Javën e ardhshme ekipi nga Bari është nikoqir i Kozuv-it të Maqedonisë, derisa Prishtina duelin e radhës në BIBL e luan më 9 dhjetor pikërisht kundër skuadrës maqedonase.

Marjan Ilievski, trajner i Sigal Prishtinës: “Nuk ka justifikime, kjo gjë është më se e qartë. Mirëpo edhe duhet ta pranojmë realitetin se lojtarët janë të lodhur dhe se nuk janë mësuar me një tempo të tillë, pra të dy ndeshjeve shumë të forta brenda dy ditëve. Po ashtu fondi i basketbollistëve që i kemi në dispozicion na paralizon të kërkojmë diçka më shumë. Para një jave i kemi pasur 7 lojtarë të huaj në përbërje, kurse ndaj Mornar-it luajtëm me 3 të tillë. Megjithatë kjo humbje nuk guxon të na dëshpërojë, sepse duhet të rikuperohemi dhe të reagojmë shpejt, pasi të hënën do të nisemi për në Kazakistan ku na pret ballafaqimi me Astana-n në FIBA Europe Cup. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe duhet të japim maksimumin për të nxjerr rezultat pozitiv”.

Balsa Radunoviq, basketbollist i Mornar-it: “Ne kemi qenë të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e fortë, por edhe e kemi ditur se Sigal Prishtina vjen e lodhur nga përballja me Energia-n. Për këtë arsye edhe kemi aplikuar lojë të shpejtë dhe agresive, duke u nisur nga fakti se ata janë të lodhur dhe se nuk mund të vrapojnë siç bëjnë kur janë të freskët. Taktika jonë e lojës funksionoi dhe në fund triumfuam me meritë. Prishtina në letër është ekipi më i mirë në Ligën Ballkanike”.

 

Sigal Prishtina-Mornar-i 62:72 (17:19, 25:12, 11:24, 9:17)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Shikues: rreth 1500.

Gjyqtarë: V. Tsekov, G. Poursanidis, D. Kralj.

Sigal Prishtina: Kaçaniku 5, Azemi, Jakupi, Berisha 8, Sinani 2, Marinov 9, Morina 2, Abukar 22, El-Amin 8, Mazreku 6, Hasani.

Mornar-i: Damjanoviq 5, Chatman 19, Milloviq, B. Radunoviq 11, Vujosheviq 6, Çaliq 6, Mijoviq 11, Peroviq 2, Lopiçiq 2, M. Radunoviç 8, Haxhibegoviq 2, Despotoviq.