Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina në Konferencën 2 në garën e klubeve të FIBA Evropës

  • Sigal Prishtina në Konferencën 2 në garën e klubeve të FIBA Evropës
3 August 2015

FIBA  sot edhe zyrtarisht e ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) në lidhje me më të rejat në lidhje me garën e klubeve të FIBA Evropës.

Në këtë ligë do të marrin pjesë 56 ekipe në edicionin 2015/16.

56 skuadrat do të ndahen në 2 Konferenca që janë bazuar në afërsinë gjeografike, por edhe në numrin e klubeve të regjistruara nga një shtet.

Shorti është përgatitur në bazë të pjesëmarrjes së skuadrave dhe rezultateve në garat evropiane në nivel të nivel të klubeve në disa vitet e fundit si dhe në bazë të renditjes së ekipeve në garat vendore në edicionin e fundit.

Skuadra e vetme kosovare që do të bëjë gara në këtë ligë, Sigal Prishtina është pjesë e Konferencës 2. 

Ndeshjet e kësaj lige do të luhen të martën ose të mërkurën. Datat e sakta të ndeshjeve të edicionit të rregullt do të bëhen të ditura ditën e martë (04.08.2015), kur edhe do të hidhet shorti në Munih të Gjermanisë.

Sistemi i garave do të jetë kështu:  56 klubet do të ndahen në short në 14 grupe nga 4 ekipe.

Secili klub do të luaj me klubin e grupit të tij në ndeshjet brenda dhe jashtë (6 ndeshje për secilën skuadër).

Kjo është sa i përket edicionit të rregullt, pasi në fazën tjetër do të kualifikohen 32 klube të cilat do të ndahen në 8 grupe nga 4 skuadra. Secili ekip do të luaj me ekipet e grupit të tij në ndeshjet brenda dhe jashtë vendit (6 ndeshje për secilën skuadër).

Ndërkaq në “play-off” do të marrin pjesë 16 klube nga 32, kurse fituesit e 16 klubeve do të kualifikohen për në çerekfinale.

Në Final Four do të kualifikohen fituesit e çerekfinaleve dhe fituesit e tyre për ne finale, ndërsa humbësit për vend të tretë. Final Four-i do të luhet të premten dhe të dielën.

Garat në këtë ligë do të fillojnë më 28 tetor 2015 dhe do të përfundojnë më 1 maj 2016.