Sigal Prishtina vazhdon të mos dijë çka është humbja. Ajo ka mposhtur në xhiron e nëntë të ETC Superligës, Bashkimin nga Prizreni në palestrën 1 tetori, pasi që Pallati i Rinisë dhe Sporteve është në renovim e sipër.
Sigal Prishtina ia nisi mirë ndeshjes dhe epërsia e madhe e krijuar në pjesën e parë ka qenë thjeshtë e pakapshme për Bashkimin në pjesën e dytë.
Kështu, Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e nëntë me radhë në ETC Superligë, duke vazhduar serinë e pamposhtshmërisë, derisa Bashkimi ka aktualisht bilanc prej 4 fitoreve e 5 humbjeve.