Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina për fitoren e parë në FIBA Europe Cup

  • Sigal Prishtina për fitoren e parë në FIBA Europe Cup
8 November 2016

Sigal Prishtina të mërkurën është nikoqire e skuadrës turke, Demir Insaat, në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Ky duel i takon xhiros së katërt të Grupit H në FIBA Europe Cup. Në ballafaqimin e parë të luajtur javë më parë në Stamboll, Demir Insaat e pati mposhtur Prishtinën me rezultat të thellë 100:58.

Bardhekaltrit në tri xhirot e para nuk kanë arritur të shënojnë asnjë fitore në kuadër të Grupit H, andaj edhe kalimi në fazën e dytë të FIBA Europe Cup mbetet mision shumë i vështirë për klubin nga kryeqyteti.

Trajneri i bardhekaltërve, Jeronimo Sarin ka thënë se Prishtina e cila ka humbur me 42 pikë epërsi nga Demir Insaat në përballjen e parë të zhvilluar në Stamboll dallon shumë nga Prishtina e tanishme.

"Ne do të ballafaqohemi me skuadrën objektivisht shumë të të fortë, gjë që është dëshmuar në duelin e parë. Megjithatë Prishtina tani është një ekip krejt tjetër, po luajmë shumë më mirë, si dhe klubi është në ritëm pozitiv. Ne do të luftojmë shumë me Demiri-n dhe nëse na jepet rasti ne do ta shfrytëzojmë dhe do të bëjmë përpjekje për të fituar. Ata janë favorit absolut, por unë besoj se me ndihmën e lojtarit tonë më të mirë, pra tifozëve do t'ia dalim t'ia prishim llogaritë Demir-it".