Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën me rezultat 77:66 në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës dhe kështu ka arritur që për herë të 12-të ta fitoj këtë trofe.
Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund është zhvilluar një luftë e madhe në parket, ndërsa fituesi është përcaktuar vetëm në minutat e fundit të takimit.
Kupën kapitenit të skuadrës fituese, Edmond Azemit ia ka dorëzuar kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu.
Më vonë do të kemi një raport më të detajuar rreth gjithë asaj që ka ngjarë në këtë finale të madhe.