Sigal Prishtina nuk ka arritur të siguroj kualifikimin në edicionin e rregullt të Basketball Champions League, pasi që të enjten në Minsk të Bjellorusisë është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese nga skuadra e këtij qyteti, Tsmoki Minsk.
Ndeshja e luajtur sot ka përfunduar me rezultat 89:74 (19:17, 21:22, 23:15, 26:20), derisa ajo e zhvilluar të martën në Prishtinë pati përfunduar me shifrat 57:50.
Sigal Prishtina si kampione në fuqi e Kosovës, e pati fituar të drejtën për të marr pjesë në Basketball Champions League. Ky është edicioni i dytë i Basketball Champions League, e cila është gara më e fortë në nivel të klubeve që organizohet në kuadër të FIBA-s.
Bardhekaltrit pas këtyre dy humbjeve, ndonëse nuk arritën të sigurojnë kualifikimin tutje në Basketball Champions League, ata kanë të drejtë të garojnë në FIBA Europe Cup, garë kjo tashmë në të cilën kanë marr pjesë në dy vitet e fundit.