Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina sërish pësoi disfatë në vazhdime nga Rilski Sportist

  • Sigal Prishtina sërish pësoi disfatë në vazhdime nga Rilski Sportist
16 November 2016

Rilski Sportist dhe Sigal Prishtina edhe një herë u desh të luajnë pesë minuta shtesë, sepse koha e rregullt e ballafaqimit ndërmjet këtyre dy ekipeve nuk dha fitues.

Herën e parë kur janë takuar këto dy skuadra në Prishtinë ishte para ca javësh dhe 40 minuta të pjesës së rregullt të ndeshjes nuk ju mjaftuan, andaj edhe u desh të luajnë edhe 5 minuta shtesë për t’u përcaktuar fituesi, e që ishte skuadra bullgare.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe të mërkurën mbrëma, sërish në kuadër të Grupit H të edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup, por që kësaj radhe ngjarja ndodhi në Samokov, ndërsa edhe kësaj here fitues dolën basketbollistët e ekipit bullgar.

Takimi u përmbyll me shifrat 100:98 (20:24, 25:21, 25:26, 16:15, 14:12), derisa pjesa e rregullt ka përfunduar me rezultat 86:86.

Më i dalluari te mysafirët ishte Bojan Trajkovski me 29 pikë e 6 kërcime, kurse te vendasit, Evan Bruinsma me 21 pikë, 13 kërcime e 7 asistime.

Sigal Prishtina pas pesë xhirove të Grupit H në FIBA Europe Cup ka po aq disfata të pësuara, ku në tri prej këtyre ndeshjeve ka përjetuar humbje në vazhdime, pra dy herë nga Rilski Sportist dhe një herë nga Enisey në Rusi.

Në xhiron e gjashtë, të fundit për Prishtinën në kuadër të FIBA Europe Cup, bardhekaltrit janë nikoqirë të ekipit rus, Enisey, ndeshje kjo që do të luhet më 23 nëntor.