Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina të mërkurën ia mësyn titullit, Bashkimi për të barazuar serinë finale

  • Sigal Prishtina të mërkurën ia mësyn titullit, Bashkimi për të barazuar serinë finale
24 May 2017

Të mërkurën me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren do të zhvillohet ndeshja e katërt finale e play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll, ku do të takohen Bashkimi dhe Sigal Prishtina.

Aktualisht në serinë finale është duke udhëhequr Sigal Prishtina me 2:1, dhe në rast se triumfon të mërkurën mbrëma në Prizren, atëherë do të shpallet për herë të 12-të kampione e Kosovës që nga paslufta.

Në anën tjetër në rast se triumfon Bashkimi, atëherë do të barazohet seria finale dhe kështu do të jetë ndeshja e pestë në kryeqytet ajo që do ta përcaktojë fituesin e titullit të kampionit për edicionin 2016/2017.

Bashkimi asnjëherë nga paslufta nuk ka arritur të stoliset me titullin e kampionit dhe ky është shansi më i mirë që ta bëjë një gjë të tillë, derisa dy herë është plasuar në finale.

Ashtu si edhe në ndeshjen e dytë finale në Prizren ku të pranishëm në palestër ishin rreth 2000 shikues në palestër, dhe atë nga të dyja taboret, e njëjta gjë pritet të ndodh edhe të mërkurën dhe në këtë mënyrë pritet që të kemi festë dhe spektakël basketbolli për adhuruesit e këtij sporti.

Kampione në fuqi është Sigal Prishtina, skuadër kjo që në këtë edicion e ka fituar edhe trofeun e Kupës së Kosovës, duke e mundur në finale ekipin e Pejës.