Me përballjen ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës që do të zhvillohet ditën e martë me fillim nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të nis xhiro e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll. Rivalët e përbetuar ndonëse në këtë edicion dallojnë shumë për nga cilësia, megjithatë për adhuruesit e basketbollit ballafaqimi i tyre gjithnjë ka zgjuar interesim të madh, andaj edhe kësaj radhe s’ka arsye pse të jetë ndryshe.
Ndërkaq të mërkurën në program janë dy ndeshje të tjera, ku Bashkimi e pret Pejën në “Sezai Surroi” me fillim nga ora 19:00. Në fakt përballja ndërmjet prizrenasve dhe pejanëve vlerësohet edhe si derbi i kësaj xhiro duke marr parasysh se të dy këto skuadra janë përforcuar dukshëm, pasi krahas garave vendore, do të garojnë edhe në Ligën Ballkanike (BIBL). Pikërisht në xhiron hapëse (13 tetor) të BIBL do të takohen këto dy ekipe të cilat në edicionin 2015/16 do të garojnë në Grupin B.
Ndërkohë debutuesi në elitën e basketbollit kosovar, Kerasan Prishtina është nikoqire e Vëllaznimit të Gjakovës. Ky takim do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 20:00 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Superliga e Kosovës /Xhiro e dytë:
E martë (06.10.2015):
Sigal Prishtina – Trepça 18:30
E mërkurë (07.10.2015):
Bashkimi-Peja 19:00
Kerasan Prishtina-Vëllaznimi 20:00 (palestra “1 Tetori”)