Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina triumfoi ndaj Bashkimit, por tani ka nevojë për më shumë se një mrekulli

  • Sigal Prishtina triumfoi ndaj Bashkimit, por tani ka nevojë për më shumë se një mrekulli
16 January 2017

Sigal Prishtina më në fund ka shënuar fitore në shtëpi pas dy humbjeve radhazi. Kampionët në fuqi të Ligës Ballkanike (BIBL) të hënën mbrëma ishin nikoqirë të Bashkimit në një ndeshje mjaft të rëndësishme dhe ka triumfuar me rezultat 87:81 (24:26, 11:24, 34:11, 18:20).

Sidoqoftë kjo fitore mund të mos u mjaftojë bardhekaltërve, pasi që atyre tashmë ju nevojitet një mrekulli për të shpresuar për një vend në fazën e dytë të BIBL-it.

Sigal Prishtina për t'u kualifikuar tutje, së pari duhet që Kozuv-i të mposhtet në shtëpi të vet nga Kumanova dhe më pas Bashkimi duhet të fitoj si nikoqir kundër Teodo-s. Por nuk mjafton me kaq, pasi Sigal Prishtina duhet ta mposht Kozuv-in në xhiron e fundit me jo më pak se 37 pikë dallim.

Në anën tjetër Bashkimit iu ndal hovi prej katër fitoreve radhazi në Ligën Ballkanike. Megjithatë për skuadrën nga Prizreni gjithcka do të vendoset në ndeshjen e fundit të edicionit të rregullt ndaj Teodo-s dhe me një fitore eventuale mund t'i shohim portokallinjtë në fazën e dytë të BIBL-it. Kualifikimin tutje Bashkimi mund ta siguroj edhe me humbje nga Teodo, por kjo varet edhe nga rezultatet e ndeshjeve të tjera.

Jabarie Hinds ishte koshashënuesi më i mirë te fituesit me 21 pikë, kurse Granit Rugova ka shtuar 19 dhe Nenad Deliq ka kontribuar me 18 pikë, 9 kërcime e 5 asistime.

Te Bashkimi më efikasit ishin Nikola Koraq me 22 pikë e 4 kërcime, që ishte edhe ndeshja debutuese e tij, kurse Kayel Locke ka realizuar 18 pikë e 9 kërcime dhe Marko Popoviq regjistroi 17 pikë.