Skuadra e Sigal Prishtinës të dielën mbrëma ka shënuar fitore në ballafaqim me Golden Eagle Yllin me rezultat 88:82 (36:13, 10:13, 24:25, 18:31) në ndeshjen e fundit të xhiros së 12 të Superligës së Kosovës në basketboll, që është luajtur në palestrën “13 Qershori” në Therandë.
Koshashënuesit më të mirë te bardhekaltrit ishin Drilon Hajrizi me 23 pikë, Jabarie Hinds me 20 dhe Malcolm Rhett me 16 pikë, kurse te therandasit më efikasit ishin Urim Zenelaj me 25 pikë dhe Gazzali Makasqi me 17 pikë e Ergin Grosha me 16 sosh.
Në kuadër të kësaj xhiroje të shtunën Peja e ka mposhtur Rahovecin, kurse Trepca ka triumfuar ndaj Bashkimit, si dhe të premten Vllaznimi ishte skuadër më e mirë se Kerasan Prishtina.