Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtinës i takoi derbi kundër Pejës

  • Sigal Prishtinës i takoi derbi kundër Pejës
7 February 2016

Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën të dielën në kryeqytet në derbin e xhiros së XVIII-të në Superligën e Kosovës me rezultat të thellë 90:72. Tashmë bilanci i ndërsjellë ndërmjet bardhekaltërve dhe verdhezinjve është 1:2 në Kampionatin e Kosovës, derisa pejanët e kanë mposhtur edhe një herë para fillimit të edicionit skuadrën nga kryeqyteti për Superkupën e Kosovës.
Peja në këtë duel është paraqitur pa lojtarin e saj kryesor, Drilon Hajrizin, i cili është ankuar për dhimbje në shpinë, andaj edhe shtabi teknik kishte vendosur ta pushojë, duke marr parasysh sfidat e rëndësishme që e presin këtë ekip prej kësaj jave e tutje.


Kjo ishte disfata e parë për Pejën në elitën e basketbollit kosovar, pas 15 fitoreve radhazi.


Prej fillimit të takimit e deri në fund ishin nikoqirët ata të cilët e diktuan ritmin e lojës dhe për asnjë çast nuk i lejuan mysafirët të shpresojnë në ndonjë fitore eventuale. Në çerekun e parë, Prishtina ishte më e organizuar dhe më e saktë në realizimin e pikëve duke krijuar epërsi deri në 12 pikë (23:11). Në çerekun e dytë forcat pothuajse u baraspeshuan, por assesi pejanët të kërcënojnë epërsinë e bardhekaltërve. Në 20 minuta e parë Prishtina ishte në epërsi me 13 pikë (44:31) derisa e ka thelluar atë në 23 pikë (71:48) në minutën e 30-të. Peja në çerekun e fundit u mundua me forcat e saja, por vetëm ia doli ta zvogëlojë disavantazhin në 18 pikë.


Më të dalluarit në radhët e Prishtinës ishin Willie Kemp me 26 pikë, Mohamed Abukar me 21 dhe Jason Washburn me 17 sosh. Në anën tjetër te Peja më efikasit ishin Nicholas Covingtone me 27 pikë, Nenad Deliq me 11, Kevin Borwell me 11 dhe Fisnik Rugova me 10 sosh.

Antonis Constantinides, trajner i Sigal Prishtinës: “Së pari unë dua t’i përgëzoj lojtarët e mi për angazhimin e tyre të pashoq, i cili edhe na solli deri te fitorja. Mua më vjen shumë mirë që pavarësisht faktit se 3 herë jemi mposhtur në këtë edicion nga Peja basketbollistët e mi dolën në parket dhe dëshmuan se kjo i takon së kaluarës. Ata kanë qenë shumë mirë të përgatitur në aspektin psikik dhe për këtë arsye në fund ia dolëm që ta mposhtim Pejën. Kjo ishte një fitore e merituar, pasi ne ishim më të mirë se kundërshtari në parket prej fillimit e deri në fund. Në këtë ndeshje basketbollistët e mi po ashtu e dëshmuan se janë të gatshëm në çdo aspekt të luftojnë për trofe dhe kjo është ajo që më pëlqeu më së shumti në këtë ndeshje. Sigurisht se nuk ishim perfekt, pasi ka gjëra që duhen përmirësuar, por unë besoj se me kalimin e kohës ne do të arrijmë formën e duhur dhe do të bëjmë të pamundurën që titujt të vijnë në Prishtinë”.

Branimir Paviq, trajner i Pejës: “Kështu e ka basketbolli, nuk mundesh gjithnjë të fitosh. Ne patëm probleme me lëndime të lojtarëve për shkak të mbingarkesës dhe kjo në fund na kushtoi. Sidoqoftë Prishtina ishte më e mirë se ne në këtë ndeshje dhe në fund me meritë triumfoi”.

Sigal Prishtina-Peja 90:72 (23:11, 21:20, 27:18, 19:23)
Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Shikues: rreth 2000.
Gjyqtarë: F. Kurshumlija, D. Mehmeti, Xh. Mumini.
S. Prishtina: Kemp 26, Azemi 3, Peci, Shima 3, Berisha 3, Warren 4, Marinov 4, Washburn 17, Morina 9, Abukar 21, Jakupi, Mazreku.
Peja: Covingtone 27, Kadusha, Mekaj 2, Rugova 10, Veseli 6, Grapci 2, Deliq 11, Hajdari, Muriq, S. Zekiqi, Borwell 11, B. Zekiqi 3.