Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtinës i takoi ndeshja e tretë gjysmëfinale

  • Sigal Prishtinës i takoi ndeshja e tretë gjysmëfinale
1 May 2016

 

Sigal Prishtina pas tri ndeshjeve gjysmëfinale të zhvilluara kundër Bashkimit tani udhëheq në seri 2:1. Në ndeshjen e parë të luajtur në kryeqytet Prishtina pati triumfuar me rezultat 67:59, kurse në duelin e zhvilluar në mesjavë në Prizren ka pësuar disfatë dhe atë pas vetëm dy vazhdimeve me shifrat 88:86, ndërsa sërish është kthyer të dielën mbrëma në “Sezai Surroi”, por kësaj radhe ishte skuadër e një niveli më lartë se Bashkimi dhe andaj në fund shënoi fitore me shifrat 78:58.

Prishtina e nisi furishëm takimin dhe ia doli që qysh në çerekun e parë të krijoj epërsi prej 8 pikëve, 23:15. Me të njëjtin ritëm mysafirët vazhduan edhe në dhjetëminutëshin e dytë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 43:28, gjë që  e tregon më së miri dallimin e forcave në parket. Me tu kthyer nga pushimi nikoqirët nuk ia dolën assesi të gjejnë ritmin, derisa në anën tjetër prishtinasit e menaxhuan mjaft mirë situatën edhe në dy dhjetëminutëshit e fundit (12:18, 18:17) dhe kështu ia dolën të kthehen me fitore nga Prizreni.

Më efikasit te Sigal Prishtina ishin Dardan Berisha me 25 pikë, Jason Washburn me 23 dhe Andrew Warren me 11 sosh. Në anën tjetër te Bashkimi koshashënuesit më të mirë ishin Granit Rugova me 16 pikë, Theron Bussey me 15 dhe Endrit Hysenagolli me 14 pikë.

Dueli i katërt në mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit do të zhvillohet në mesjavë në kryeqytet.