Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigali triumfoi ndaj Kerasanit

  • Sigali triumfoi ndaj Kerasanit
18 October 2015

Sigal Prishtina e ka mposhtur Kerasan Prishtinën me rezultat 99:69 të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sigali prej fillimit e deri në fund të takimit ishte skuadër që e ka diktuar ritmin e lojës, duke marr parasysh faktin se përballë e kishte një ekip që përbëhet nga basketbollistë të rinj, por të cilët premtojnë shumë në të ardhmen.

Më të dalluarit te skuadra fituese ishin Rinor Peci me 17 pikë, Alhaji Mohammed me 15, Blerim Mazreku me 15 sosh, kurse Yll Kaçaniku dhe Bamba Fall e kanë përmbyllur takimin me nga 10 pikë të realizuara.

Në anën tjetër tek ekipi humbës më efikasit ishin Kujtim Sadiku me 17 pikë, Etnik Peci dhe Ardit Beqiri me nga 12 dhe Ermir Gashi me 11 sosh.