Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Situata në Grupin C para dy xhirove të fundit të fazës së dytë në BIBL

  • Situata në Grupin C para dy xhirove të fundit të fazës së dytë në BIBL
7 March 2016

Kanë mbetur edhe katër ndeshje për t'u luajtur në Grupin C të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL) dhe që të gjitha janë shumë të rëndësishme. Që të katër ekipet e këtij grupi ende kanë shans të kualifikohen dhe janë duke luftuar për dy pozitat e parë, të cilat ua garantojnë vendin në gjysmëfinale të BIBL-it.

Këtë javë në program janë duelet, Beroe-Teodo dhe Bashkimi - Mornar. Beroe duhet të fitojë të paktën 11 pikë në mënyrë që kjo skuadër ta siguroj avantazhin ndaj Teodo-s. Fitorja nën 11 pikë do t'ia bëjë jetën më të vështirë skuadrës nga Stara Zagora e Bullgarisë dhe do t'ia zvogëlonte shanset për t'u kualifikuar tutje. Në anën tjetër nëse Teodo nga Tivati i Malit të Zi triumfon do ta siguroj një vend në Top 4 të kësaj lige. Megjithatë nëse humbasin, atëherë disfata duhet të jetë maksimum me 9 pikë dhe më pas ata duhet të shpresojnë për fitore kundër Mornar-it ose për triumfin e Beroe-s ndaj Bashkimit në javën e fundit.

Bashkimi ka fituar javën e kaluar ndaj Teodo-s dhe kështu i ka mbajtur gjallë shpresat për t'u kualifikuar tutje. Tani ata duhet të fitojnë në të dyja ndeshjet në shtëpi, ndaj Mornar-it dhe Beroe-s. Për të siguruar avantazh në raport me Mornar-in ata duhet ta mposhtin këtë ekip me 16 pikë epërsi, gjë që është shumë e vështirë. Opsioni më i mirë është të fitojnë në të dyja duelet, më pas Beroe ta mposht Teodo-n dhe Mornar-i ta bëjë të njëjtën gjë në duel me Teodo-n në xhiron e fundit. 

Tani për tani të katër klubet kanë shanse të kualifikohen në gjysmëfinale. Pas ndeshjeve të së martës situata do të jetë më e qartë dhe më pas ne do të kemi mundësi të dimë më shumë se cilat ekipe kanë shanse të pastra për të vazhduar tutje. 

Grupi C

E martë

Beroe - Teodo         17:00

Bashkimi – Mornar            19:00