Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).
Sot në program me fillim nga ora 18:30 në Tivar të Malit të Zi është ballafaqimi ndërmjet Mornar-it dhe Kozuv-it nga Gjevgjelia e Maqedonisë. Kjo e fundit ka triumfuar në duelin e parë të luajtur si vendase me rezultat 86:71 dhe është një hap pranë finales së madhe të Ligës Ballkanike.
Ndërkaq të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 19:30 do të takohen Sigal Prishtina dhe Beroe nga Stara Zagora e Bullgarisë. Në ndeshjen e parë të luajtur si mysafirë bardhekaltrit kanë shënuar fitore me shifrat 89:75. Prishtina është kampione në fuqi e BIBL-it dhe është shumë pranë sigurimit të finales.